Auto

Skoda prezanton “Enyaqin”

Pas një kampanje testimesh, Skoda më në fund ka prezantuar SUV-in e parë elektrik. Modeli i parë elektrik pa emetim të dyoksid të karbonit quhet “Enyaq”.

Modeli do të vijë në disa versione. Ai “RS”, do të ketë 302 kuajfuqi të kombinuar nga motorët elektrikë. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.2 sekonda, teksa top-shpejtësinë që mund të arrijë e ka 180km/orë.

Në dispozicion për ngasje me sistem që tërheq me rrotat e pasme, dhe me të gjitha rrotat, “Enyaq” vjen me dy lloje baterish, që mund të bëjnë që modeli të ecën deri 389 kilometra distancë mes dy mbushjeve, dhe me tjetrën deri në 510 kilometra mes dy mbushjeve.

Skoda po përgatitet të pranojë para-porositë për modelet “Enyaq iV”, ndërsa shitja do të nisë vonë gjatë vitit të ardhshëm, me një çmim prej rreth 38 mijë eurosh.