Auto

e-troni i ri i Audit vjen në tri versione

Ky e-tron i Audit në foto duket si një veturë SUV i rëndomtë, edhe pse është elektrik. Nuk kërkon të jetë radikal apo të thyen barrierat, por thjeshtë i bën dashamirët e veturave të thjeshta që të kapërcejnë në ato që janë më të mira për ambientin, sipas Top Gear.

Modeli e-tron i Audit tani vjen në disa versione të reja. e-tron 55 është i pari, i cili ka 402 kuajfuqi dhe shkon deri në 405 kilometra në orë. Pastaj kemi e-tronin 50 më të lirë i cili ka më pak fuqi dhe bateri më të vogël, me 309 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale deri në 314 km/orë, si dhe e-tron S me tri motorë, me kapacitet në total prej 496 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale deri rreth 360 km/orë, transmeton KOHA.

{gallery}

e-troni i ri vjen me pesë ulëse, kamera 360-shkallësh për të monitoruar vozitjen, sistemin e ndezjes pa çelës, si dhe me pika mbushëse për bateri në të dy anët e veturës. Po ashtu, ka edhe kamera në vend të pasqyrave si opsion. Është një veturë mjaft e madhe dhe vozitet me shumë stabilitet dhe siguri.