Auto

Së shpejti vjen Brabus 850 me motor V8 në version kabrio

Kompani e njohur Brabus edhe më parë ka prezantuar modelin 850 Coupe, i bazuar në Mercedes S63 4MATIC Coupe, të cilin e përshkruan si “Coupe me sistemin e tërheqjes 4x4 më i shpejtë në botë” ndërsa tani kompania prezanton edhe versionin kabrio të këtij modeli.

Një model i tillë “kabrio më i shpejtë dhe i fuqishëm në botë me katër ulëse” do të ekspozohet në panairin e ardhshëm të veturave në Gjenevë, transmeton Koha.net. Ky kabrio vjen me interier kuqezi.

Brabus 850 kabrio, i cili është i bazuar në Mercedes-AMG S63 kabrio, vjen me motor 5.9-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 850 kuajfuqi/625 kW, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,5 sekonda, deri në 200 km/h për 9,4 sekonda, si dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 350 km/h.

Duhet theksuar se Brabus 850 kabrio vjen edhe me marshin automatik me shtatë shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Së bashku me motor të fuqishëm, ky Brabus kabrio vjen edhe me paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë, difuzer i pasmë, spoiler mbi bagazh, pasqyrat), maskën e përparme me logon “Brabus”, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 15 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, frenat e forta, si dhe rrotat nga alumini me diametër prej 21-inç.

{gallery}