Auto

Super-vetura e Renaultit, koncepti më i bukur i vitit

Super vetura e gjitha elektrike e Renault, e quajtur Trezor së fundi është votuar si vetura koncept më e bukur në “Concorso d’Eleganza Villa d’Este”, e cila është një garë prestigjioze për makinat klasike që mbahet çdo vit në Itali, transmeton koha.net.

Kjo ngjarje e cila u mbajt më 26 deri më 28 maj, është e njohur për shfaqjen e disa prej veturave më të shtrenjta në botë.

Renault Trezor ka fituar vendin e parë për dizajnin më të mirë në kategorinë për prototip dhe koncept.

Në mars, kjo veturë ishte zgjedhur edhe si Koncepti i Vitit 2016 në panairin e veturave në Gjenevë.

{gallery}