Auto

Porsche 911 Carrera S i vitit 2020 me ndërrues manual të shpejtësive

Descriptive Text

Para një dekade, nëse dikush do të thoshte se Ford Mustang dhe Chevrolet Corvette nuk do të kenë ndërrues manual të shpejtësisë, e Porsche 911 Carrera S do të ketë, do të qeshnim me zë.

Por ja se ndodhi. Edhe pse rënia e përdorimit manual të 911 nisi me modelin 997, i cili solli ndërruesin e dyfishtë: automatik dhe manual, tani 20 për qind e blerësve në Evropë zgjedhin veturat me ndërrues manual të shpejtësive, ndonëse në SHBA është ndryshe, vetëm një në pesë blerës zgjedhin veturën manuale në vend të asaj automatike, shkruan Car and Driver të premten.

Pasi të keni provuar gjeneratën e fundit të modelit 911 me ndërrues manual, do të jeni edhe ju pjesë e atij 20 përqindëshi. Modeli i fundit 911 me tre pedale quhet 443-hp 911 Carrera S. Manuali me shtatë shpejtësi i Porsches, me anë të mekanizmit të quajtur “Mecosa” ka bërë që edhe në këtë rast, të mund të ndërroni mënyrën dhe ta përdorni edhe si automatik, gjë qe nuk ishte e mundur më parë.

Ndërruesi manual nuk ndikon në frenimin apo në kthesa dhe nuk duhet paguar diçka shtesë.