Auto

BMW do të mbyllë 5 mijë vende pune për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi

BMW gjatë javës së kaluar ka lansuar 3 super vetura, modelin Seria 5, Seria 6 si dhe X2, që të gjithë me fuqi elektrike.

Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm nga kompania gjermane. Për shkak të efektit të madh negativ që ka shkaktuar pandemia koronavirus në ekonomi, BMW është duke planifikuar të mbyll 5 mijë vende pune, për ta përballuar krizën ekonomike, transmeton KOHA.

Efekti negativ i koronavirusit në ekonomi i cili ka kapluar të gjithë botën, ka bërë që kompanitë e prodhimit të veturave të mbyllin fabrika dhe vende pune për të përballuar krizën.

BMW pritet të mbyll 5 mijë vende pune në fabrikat e saja në të gjithë botën, nga 133,778 fuqi punëtore sa ka gjithsej.

BMW nuk është kompania e parë që mbyll vende të punës për të mbijetuar efektin negativ ekonomik nga koronavirusi. McLaren gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur se do të mbyll 1,200 vende të punës.

{gallery}