Auto

BMW X4 i ri coupe SUV spiunohet gjatë testimit

Gjenerata e ardhshme e BMW X4 SUV është fotografuar gjatë testimit, para debutimit që do të jetë në 2018-n, transmeton koha.net.

BMW X4 coupe SUV i ri është fotografuar gjatë testimit në rrugë, por i kamufluar mirë, duke mos lënë që të kuptohen detajet e tij.

X4 si model është ende i ri në treg, pasi modeli i tanishëm i tij ka dalë në 2014-n, e zëvendësimi i tij po bëhet pas vetëm 3 vitesh pasi me gjasë BMW-së po duket i vjetër.

X4 coupe SUV do të vijë në platformën e re, e cila bën që kjo veturë të peshojë shumë më pak e që i hap dyert për teknologjinë hibride.

Motorët në modelin hibrid do të jenë, njëri 2.0 litërsh me katër cilindra me benzinë së bashku me atë elektrik, që tashmë është në modelin 330e saloon, i cili prodhon 249 kuaj fuqi, ndërsa mund të kalojë deri në 50 kilometra vetëm me atë elektrik.

Vitin e kaluar, BMW ka shitur afër 60 mijë X4, që nuk është edhe shumë për një markë që ka shitur rreth 2 milion vetura, e që ka rritur shitjet për 5.5 për qind që nga 2015-ta.

{gallery}