Auto

Zbulohet Toyota Yaris Cross i ri

Toyota ka zbuluar një SUV të ri të vogël me të cilin rivalizon Nissan Juke, Renault Capture, Peugeot 2008 dhe Skoda Kamiqin.

Ky SUV do të prodhohet në fabrikën e Toyotas në qytetin Valenciennes të Francës, dhe në kuantitet të lartë, rreth 150 mijë kopje në vite, sipas planeve të Toyotas, transmeton KOHA.

I zbuluar sot ndërmjet një video prezantimi live, Yaris Cross vjen me një dizajn të inspiruar në SUV-ët e rinj të Toyotas, e më së shumti në RAV4.

Me dizajn të ngjashëm edhe Yaris hatchback, edhe motorët që do të ofrohen me Yaris Crossin do të jenë të njëjtët.

Sistemi hibrid i tij përdorë motorin 1.5 litërsh me benzinë me tre cilindra i cili përveç që prodhon kuajfuqi ai edhe mbush bateritë për motorin elektrik.

Në Yaris, motori elektrik ka bateri të reja nga litiumi, të cilat janë më të lehta se ato të modelit paraprak nga nikeli.

Detaje të tjera të motorëve që do të ofrohen me Yaris Cross ende nuk janë zbuluar.

{gallery}