Auto

Vetura më e shpejtë që Lamborghini ka prodhuar ndonjëherë del në shitje për afër 2 milionë euro

Lamborghini Centenario më në fund ka dalë në shitje në SHBA dhe ai do të kushtojë 1.95 milionë euro, transmeton koha.net.

I zbuluar nga mesi i vitit të kaluar, kjo super veturë është krijuar për të festuar atë që do të ishte ditëlindja e 100-të e krijuesit e kësaj firme, Ferruccio, ndërsa janë prodhuar vetëm 40 njësi në të gjithë botën.

Çdo model ka specifika individuale dhe është i ndërtuar sipas shijes personale të konsumatorëve.

Në ‘zemër’ të super veturës gjendet motori V12 i cili prodhon 759 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.8 sekonda, para se ta zërë shpejtësinë maksimale prej 350 kilometra në orë.

Fuqia motorike e veturës e bënë atë Lambon më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë.

{gallery}