Auto

Pezullohet “Dallas Auto Show” për shkak të koronavirusit

Descriptive Text

Panairi i veturave “Dallas Auto Show” është pezulluar për shkak frikës nga përhapja e koronavirusit, raporton Dallas News.

Kjo ngjarje ishte paraparë të mbahej më 18-22 mars, transmeton KOHA.

“Me mendjen tek shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit tonë dhe me udhëzimet e qeverisë lokale dhe zyrtarëve shëndetësor panairi ‘Dallas Auto Show’ do të pezullohet për shkak të Covid-19”, kanë bërë të ditur organizatorët përmes një njoftimi.

Organizatorët thonë se këto hapa janë ndërmarrë për të mbrojtur vizituesit, ekspozuesit e pjesëmarrësit.