Auto

ABT përforcon Cupra Atecan e veçantë të Seatit

Foto: ABT

Cupra Ateca Limited Edition është seria e veçantë e prodhuesit spanjoll, Seat, e kufizuar në vetëm 1,999 njësi.

Tani, një model nga kjo seri ka kaluar nëpër duar të kompanisë së njohur gjermane, ABT Sportsline, e cila merret me modifikimin e veturave.

Modeli serik ka motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 300 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi, ndërsa versionit i ABT-së është i përforcuar në 350 kuajfuqi.

{gallery}

Gjithashtu, ABT Cupra Ateca Limited Edition tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 255 km/h.

Përveç kësaj, versioni i ABT-së vjen edhe me amortizatorët e rinj (modeli tani është më i ulët për 25-30 mm), si dhe rrotat prej 20-inçësh e goma 235/35 R20.