Auto

Audi RS6 Avant përforcohet në 730 kuajfuqi

Descriptive Text

Kompania e njohur gjermane që modifikon vetura luksoze, Mansory, së fundmi është marrë me modifikimin e disa modeleve luksoze të prodhuesve të njohur botëror në automobilizëm.


Lexoni edhe: 

Mansory modifikon dhe përforcon AMG G63-shin [foto]


Në këto fotografitë që i shohim, është modeli RS6 Avant i Audit, motorin (4.0-litër Twin-Turbo) e të cilit Mansory e ka përforcuar në 730 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky RS6 Avant tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3, sekonda.

Ky RS6 Avant i Mansoryt, po ashtu, vjen me eksterier me ngjyrë të zezë, mbrojtësit e rinj, pragjet e reja, kofanon e re, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe rrotat e reja prej 22-inç.

Sa i përket enterierit, Mansory Audi RS6 Avant vjen me enterier prej lëkure “Alcantara” e me ngjyrë të kombinuar zi-portokall.