Auto

Super vetura Ford GT më e shpejta e prodhuar ndonjëherë

Super vetura e Ford që mban emrin ikonik GT, ka 638 kuaj fuqi me motor V6 turbocharged, ndërsa shasinë më të lehtë, transmeton koha.net.

Motori i montuar në mes të veturës GT është 3.5 litërsh V6 twin-turbo i cili prodhon 638 kuaj fuqi, që është më pak se rivalët më të mëdhenj të tij, Ferrari 488 GTB dhe McLaren 675LT.

Por megjithatë GT është më i shpejtë se këto modele që kanë kuaj fuqi më shumë, pasi shpejtësinë maksimale e arrin 350 kilometra në orë, duke u bërë vetura më e shpejtë që Ford ka prodhuar ndonjëherë, transmeton koha.net.

Kur të arrij Ford GT, i ri do të jetë vetura më e sofistikuar, më e shpejta e më e shtrenjta që ndonjëherë vesh simbolin e famshëm blu të Ford.

{gallery}