Auto

Industria e veturave, gati për betejën me çmimet e hibridëve

Descriptive Text

Prodhuesit e automobilave janë duke u përgatitur për luftë në çmimet për automobilat hibridë-elektrikë sivjet, teksa përpiqen që t’i shmangin gjobat e Bashkimit Evropian për emetim të dyoksidit të karbonit.

Disa nga autoprodhuesit po ngecin në përmbushjen e rregullave të reja për emetim të karbonit, të prezantuara në janar, e që i detyron prodhuesit të reduktojnë në masë të madhe emetimet. Kjo gjë do t’i detyrojë kompanitë e mëdha që t’i ulin çmimet për automobilat hibridë me rrymë për të inkurajuar klientët që t’i blejnë, sipas bankës për investime “UBS”.

Emetimet mesatare të dyoksidit të karbonit te të gjithë automobilat që do të shiten në dy vjetët e ardhshëm, duhet të bien nën 95 gramë në kilometër. Parashihen gjoba të majme ndaj prodhuesve që nuk i përmbushin caqet e caktuara sipas rregullores.

Rreth 8.4 miliardë euro do të hiqen nga përfitimet e prodhuesve të automobilave në dy vjetët e ardhshëm teksa kompanitë përpiqen që t’u përshtaten rregullave. Kjo i bie një miliard euro më shumë se që pritej më herët, për shkak të vonesave të automobilave elektrikë dhe dëshirës së klientëve për SUV-at ndotës, kanë treguar kalkulimet më të fundit të “UBS-së”, udhëhequr nga Patrick Hummel.

Shitjet e automobilave hibridë me rrymë, të cilët mund të furnizohen nga një burim i jashtëm pa pasur nevojë për djegie të brendshme të motorit, duhet të rriten shtatë fish mes 2019-s dhe 2021-s, thuhet në analizë... (Më gjerësisht lexoni në E diela me Kohën Ditore)