Auto

Toyota planifikon të hapë fabrikë të veturave elektrike në Kinë

Foto: Reuters

Gjiganti japonez i automobilave Toyota, po planifikon të hapë një fabrikë në qytetin kinez Tianjin, për prodhimin e automobilave elektrikë, njofton Reuters.

Siç thuhet në dokumentet e pushtetit lokal, në të cilat ka pasur qasje Reutersi, Toyota do të bashkëpunojë me kompaninë vendase “FAW”.

Partnerët do të investojnë së bashku 1.2 miliardë dollarë. Sipas Reutersit, planifikohet të prodhohen 200 mijë vetura në vit.