Auto

BMW së shpejti do të prezantojë anëtarin më të ri të familjes “i”

Descriptive Text

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, më herët ka konfirmuar zyrtarisht se është duke përgatitur modelin e ardhshëm të familjes “i”, i4. Po ashtu, pati thënë se BMW i4 do të fillojë të prodhohet në fund të këtij viti, ndërsa shitja në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa tani, është njoftuar se koncepti i këtij modeli të ri do të prezantohet në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë muajin e ardhshëm, transmeton Koha.net. BMW, po ashtu, ka publikuar edhe një video si paralajmërim.

{gallery}

Gjithashtu, i4 serik do të jetë njëri nga 25 modelet elektrike të BMW-së deri më 2025-n, ku 12 prej tyre janë tërësisht elektrike.

BMW i4, rival i Model 3 të Teslas, do të vijë me platformën CLAR dhe versioni i parë i tij do të jetë në dispozicion me kapacitet prej 390 kW/530 kuajfuqi si dhe do të ketë baterinë litium-jon prej 80 kWh. Fjala është baterinë “Generation 5” të cilat janë më të vegjël për dallim nga ato aktuale. Po ashtu, kjo bateri mund të mbushet 80 për qind me mbushës të shpejtë për rreth 35 minuta.

Ky version i BMW i4 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë pritet ta arrijë për rreth 4 sekonda, ndërsa atë maksimale do ta arrijë deri në rreth 200 km/h, si dhe autonominë do ta ketë deri rreth 600 kilometra.