Auto

Del në shitje Jetta 36-vjeçare me vetëm 49 mijë km të kaluara

Volkswagen Jetta mbetet njëri nga modelet më të popullarizuara nga Wolfsburgu, Gjermani.

Në fillim, para 41 vjetëve, dukej se Jetta mund të ishte rrezik për Golfin. Jo shumë gjatë pas debutimit botëror në vitin 1979, prodhimi i gjeneratës së parë të Jettës ka filluar në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ku kjo limuzinë ishte mjaftë e popullarizuar, shkruan radiosarajevo.ba.

Nostalgjikët do të jenë të kënaqur nga fotografitë e gjeneratës së parë të Jettës të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme, një veturë të cilën e ka nxjerrë në shitje Muck Automobile GmbH nga Frankfurti, transmeton Koha.net.

{gallery}

Fjala është për modelin e prodhuar më 1 mars të vitit 1984, pak para prezantimit të gjeneratës së dytë. Pronari i vetëm ka qenë një francez, i cili e ka blerë këtë Jettën para 36 vjetëve si të re.

Kjo Jetta LX i ka të kaluara vetëm 49,000 kilometra, është shumë e ruajtur dhe në gjendje orgjinale si jashtë ashtu edhe brenda. Po ashtu, ka motor benzinë 1.3-litër në kombinim me marshin manual me 4 shpejtësi. Ajo shitet me çmim 9,990 euro.