Auto

Automobilat me motorët më të mëdhenj e me më së paku fuqi

Descriptive Text

Rregullatorët amerikanë i kanë marrë seriozisht masat ndaj ndotjes së ajrit qysh në vitet e ’70-a, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria Amerikane kishte krijuar më 1970 Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në kuadër të programeve që kishin për qëllim luftimin e ndotjes së ajrit. Mandati origjinal i “EPA-së” është akoma në fuqi. Aty bëhen hulumtime, vendosen rregullat për emetime e bëhet mbikëqyrja nëse autoprodhuesit po u përshtaten rregullave.

Në të njëjtin vit, rregullatorët kishin mbledhur të dhënat e mbledhura nga më herët për t’i përfshirë në Aktin e Ajrit të Pastër. Ligjvënësit tashmë kishin fuqinë për të caktuar rregullat për emetim dhe këtë e bënë nga viti 1975 përmes caktimit të Ekonomisë Mesatare të Karburantit me qëllim përmirësimin e shpenzimeve mesatare në automobila e kamionë.

Nga ajo kohë prodhuesit e automobilave janë nën presion të qeverisë amerikane. Duke iu përshtatur rregullave të reja nga vitet ’70, doli se automobilat u bënë më të dobët sa i përket fuqisë. “Auto-car” ka përzgjedhur disa modele në të cilat motorët ishin të mëdhenj, por kishin pak fuqi.

“AMC Gremlin” (1970)

“AMC Gremlin” ishte në dispozicion me vetëm 128 kuaj fuqi. Ai kishte motor 3.3-litërsh kur debutoi më 1970. Modeli i dy vjetëve më vonë solli më pas një motor opsional 5.0-litërsh V8, që nën kofano kishte 150 kuaj fuqi. 10 mijë e 949 nga 94 mijë e 808 njësive të “Gremlinit” u prodhuan më 1972 me versionin V8.

“Ford Mustang II” (1974)

“Fordi” kishte prezantuar “Mustang II” si model të zvogëluar nga gjenerata e kaluar. I prezantuari më 1974, modeli erdhi me motor standard 2.3-litërsh me katër cilindra dhe kishte vetëm 84 kuaj fuqi. Dy përditësimet që erdhën ishin me motor 2.8-litërsh V6 dhe 103 kuaj fuqi si dhe modeli “Mach 1” me 105 kuaj fuqi. Për shkak të kërkesës tejet të madhe, “Mustang II” doli edhe me një opsion tjetër, 4.9-litërsh V8 me 140 kuaj fuqi për modelin e vitit 1975.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)