Auto

Audi SQ8 vjen me pamje “agresive” dhe më i fuqishëm

Descriptive Text

Projekti më i ri i ABT Sportslinet, kompanisë së njohur që merret me modifikimin e veturave, është Volkswagen Audi SQ8.

Ky SUV i Audit, tani vjen me një pamje “agresive” dhe me më shumë kuajfuqi. ABT, për këtë SQ8 ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë të ri, vrima për ajër nën maskën e përparme, mbrojtësin shtesë në çati, etj.

ABT, po ashtu, për këtë SUV sportiv ofron disa lloje të rrotave – GR 22-inçësh me ngjyrë të zezë mat, HR Aero 22-inçësh me ngjyrë “Dark Smoke” si dhe HR-F 23-inçësh me ngjyrë gri, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, kjo kompani gjermane ofron disa ndryshime edhe për enterierin duke përfshirë dritat hyrëse, butonin për ndezjen e motorit e të ngjashme.

Njësia ECU e ABT-së është përgjegjëse për përforcimin e këtij Audi SQ8, kështu që motori i tij dizel 4.0-litër V8 Turbo me teknologjinë mild-hybrid tani është me kapacitet prej 503 kuajfuqi, ndërsa më herët ka zhvilluar 429 kuajfuqi.

Po ashtu, tani ky SQ8 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,6 sekonda.