Auto

Ndryshojnë targat në Shqipëri, pajisen me barkod dhe elemente sigurie

Ndryshojnë targat e veturave në Shqipëri dhe ato tashmë vijnë më të modernizuara dhe me element të shtuar të sigurisë. Nëpërmjet një deklarate Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se targat e reja janë gati dhe janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të a-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Këto targa nuk nxjerrin nga qarkullimi targat aktuale, por tashmë çdo drejtues mjeti që bën targat, do të vendosen në mjetin e ri targat më të fundit të prezantuara nga DPSHTRR.

Këto targa kanë plot 15 elemente të shtuara sigurie përfshirë prokat, kuposje, stampim apo edhe barkodi që do t’i vendoset çdo targe.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Ka po ashtu simbole katrore, me shqiponjë dhe me germën A.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve/Shqiptarja.

{gallery}