Auto

Mercedes-AMG GLB 35 i ri me motor 2.0 e 302 kuajfuqi

Mercedesi i ri AMG GLB 35, nga sot mund të porositet, me një çmim fillestar prej 57 mijë euro.

Si standard, Mercedes-AMG GLB 35 vjen me rrotat 20 inç të ngjyrosura në të zezë mattë, tavan panoramik e drita të reja LED, transmeton Koha.net.

Nga brenda kjo veturë ka ulëset sportive me ngrohje, timon sportiv e sistem Premium të zërimit Burmester, mbushës wireless për smartfonë e sistemin e dritave rreth e për rreth dyerve nga brenda me 64 ngjyra të ndryshme.

Ky SUV ka motorin 2.0 litërsh me benzinë turbocharged me katër cilindra i cili prodhon 302 kuajfuqi.

Fuqinë ky motor e dërgon në të gjitha rrotat e veturës nga marshi me tetë shpejtësi automatike.

Mercedes-AMG GLB 35 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.2 sekonda e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250km/orë.

{gallery}