Auto

Së shpejti fillon shitja e Huracanit të ri EVO me sistemin e tërheqjes RWD

Prodhuesi i njohur italian i veturave super-sportive, Lamborghini, nga kjo pranverë do të fillojë shitjen e modeli Huracan EVO në version me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme (RWD).

Huracan EVO RWD do të vijë me motor 5.2-litër V10 me kapacitet prej 610 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model peshon vetëm 1,389 kilogramë.

Gjithashtu, Huracan EVO RWD shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 326 km/h.

{gallery}

Lamborghini Huracan EVO RWD karakterizohet me mbrojtësin e përparmë (spliter) të ri me vrima për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) të ri, rrotat 19-inçësh nga alumini, si dhe sistemin “Control Traction” i cili është i zhvilluar veçanërisht për Huracan EVO me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme (RWD).

Sa i përket çmimit, Lamborghini Huracan EVO RWD kushton 159,443 euro (pa tatim).