Auto

Gjatë 2019-ës vetëm një person ka vdekur nga aksidentet rrugore në Oslo, 100 në Kosovë

Vetëm një person ka vdekur si rezultat i aksidentit në trafik në të gjithë Oslon gjatë 2019-ës.

Për herë të parë ndonjëherë, asnjë fëmijë nën moshën 16 vjeçare nuk ka vdekur në trafik në të gjithë Norvegjinë përgjatë 2019-ës.

Në të gjithë territorin e Norvegjisë nga aksidentet në trafik kanë vdekur 110 persona, e vetëm një prej tyre në Oslo, transmeton Koha.net.

Sipas statistikave të Administratës Norvegjeze të Rrugëve Publike, numri i vdekjeve në rrugët e qyteteve kanë rënë në mënyrë drastike, krahasuar me vitin 1975, ku kanë vdekur 41 persona.

Norvegjia ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve në trafik në Evropë gjatë 2017-ës, raporton Independent.

Në rrugët e Londrës përgjatë 2019-ës në aksidente rrugore kanë vdekur 126 persona.

Pavarësisht kësaj, Britania e Madhe konsiderohet si një nga shtetet më të sigurta në Bashkimi Evropian për aksidentet në trafik, me 30 vdekje në 1 milion banorë.

Kosova nuk u’a lëshon rrugën vendeve Evropiane sa u përket vdekjeve në aksidentet rrugore.

Në Kosovë gjatë 2019-ës kanë mbetur të vdekur 100 persona, që i bie rreth 50 vdekje në 1 milion banorë.

Lexoni edhe: Trafiku rrugor ndër “vrasësit” më të mëdhenj në Kosovë