Auto

Musk planifikon të ndërtojë tunele vetëm për automjetet elektrike

Foto: Getty Images

Plani i Elon Muskut për të ndërtuar një seri tunelesh nën qytetet e mëdha ngadalë po përparon, por ai ende është i përkushtuar në të.

Para disa ditësh, Musk ndjeu “pulsin e publikut” po ashtu, për atë se çfarë mendojnë të tjerët rreth idesë së tij.

“Tunelet nën qytet super-të-sigurta dhe rezistente ndaj tërmeteve, do të zgjidhnin problemin e tollovisë në komunikacion”, ka shkruar Musk në një postim në rrjetet sociale, transmeton Koha.net. Ai ka publikuar një sondazh me opsionet për përgjigje “Përfundimisht”, “Ndoshta” dhe “Jo, më pëlqen tollovia”, në të cilin rreth 1.5 milion njerëz i janë përgjigjur.

Gjithashtu, Musk sqaroi edhe se tunelet do të ishin të dedikuara vetëm për automjetet elektrike sepse qëllimi kryesor është që të mos ketë gazra toksike.

“Në të vërtetë, vetëm në rrugët nëntokësore por e dedikuar për të gjitha kompanitë e automjeteve elektrike. Kjo nuk do të ishte një alternativë tjetër për zgjidhje, e tillë si sistemi hekurudhor, por një alternativë shtesë”, ka theksuar Musk.

Musk tashmë është duke ndërtuar një tunel në Las Vegas, SHBA, i cili pritet të përfundoj vitin e ardhshëm dhe në të automjetet elektrike do të mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 250 kilometra në orë.