Auto

BMW X3 M xDrive kundrejt Jaguar F-Pace AWD SVR, cili mendoni se fiton?

Descriptive Text

SUV-ën me performanca të larta në industrinë automobilistike luajnë një rol të madh në tregun e sotëm.

Ajo që fillimisht u nis nga prodhuesit gjerman të veturave, tani është kryer në një trend botërorë. Pothuajse çdo prodhues i veturave ka versionin super sportiv të SUV-ve të saj, transmeton Koha.net.

Youtuberët ‘carmag’ kanë vënë në garë dy super SUV sportiv, njërin Gjerman e tjetrin Britanik.

BMW X3 M kundrejt Jaguar F-Pace SVR.

Ky BMW ka motorin 3.0 litërsh twin-turbo me benzinë i cili prodhon 503 kuajfuqi (375 kilowatts).

Ndërsa Jaguar F-Pace SVR ka motorin 5.0 litërsh supercharged V8 i cili prodhon 550 kuajfuqi.

Këtë garë e fitoi BMW, edhe pse ka motorin më të vogël, ka arritur që këtë pistë ta kaloj për 12.53 sekonda ndërsa Jaguari për 12.70 sekonda.