Auto

Volkswagen Touareg me motor V8 nën tretmanin e ABT-së

Descriptive Text

Touaregu i Volkswagenit me motor dizel V8 ka kaluar në tretmanin e kompanisë së njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, dhe si zakonisht puna e kësaj kompanie është shtimi i fuqisë, rrotat e reja, amortizatorët e rinj, etj.

ABT motorin e këtij Touaregu, 4.0-litër V8, e ka përforcuar në 493 kuajfuqi por nuk ka zbuluar detajet për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky Touareg tani ka rrotat prej 22-inç me ngjyrë të zezë ose gri, amortizatorët e modifikuar, sistemin e modifikuar të shkarkimit të gazrave, ndriçimi LED i logos së kompanisë kur hapen dyert e përparme, si dhe disa detaje të reja në enterier.

ABT Sportsline, po ashtu, ofron paketën për përforcim edhe për motorin dizel 3.0-litër V6 (deri në 326 kuajfuqi).