“Prishtina International AutoShow” tregon interesimin e madh për automobilizëm

“Prishtina International AutoShow” tregon interesimin e madh për automobilizëm

21 maj 2017 09:20

Për katër ditë, Prishtina ishte vendgrumbullim i automobilave më të rinj në botë. Nëntë kompani vendore prezantuan 21 brende të ndryshme në edicionin e parë të Panairit “Prishtina International AutoShow”.

Nën organizimin e Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë për organizim të evenimenteve “Modus”, panairi u mbajt nga 11 deri më 14 maj në sallën e Panaireve në Shkabaj, magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të pranishëm në këtë panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Modelet më të reja të këtyre kompanive, madje shumë prej tyre edhe luksoze ishin në qendër të vëmendjes për katër ditë, me zbritje speciale... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme