Auto

Modeli unik i Paganit shitet për mbi 6 milionë euro në Abu Dhabi

Descriptive Text

Edhe për një Zonda unik të Paganit, një person përmes një ankandi në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka paguar 6,812,000 dollarë (rreth 6,144,450 euro).

Para disa ditësh, një tjetër person në Riad, Arabi Saudite, ka paguar 5,885,000 dollarë (5,307,700 euro) për Zonda Riviera gjatë një ankandi, transmeton Koha.net. Por kjo Zonda nuk është më e shtrenjtë e shitur, pasi një tjetër fans i veturave ekzotike në ankandin e njëjtë që është mbajtur në Abu Dhabi për modelin Zonda Aether ka paguar rreth 6.8 milionë dollarë.

{gallery}

Pagani e ka prodhuar Zonda Aetherin në vitin 2017 dhe karrocerinë e ka të bërë nga fibra të karbonit me ngjyrë të zezë e me disa detaje ngjyrë të kuqe, ngjashëm sikur te modeli Zonda Cinque ndërsa butoni i gjelbër për startimin e motorit të AMG-së 7.3-litër me 12 cilindra që është i vendosur në pjesën e pasme, është i huazuar nga Zonda R.

Gjithashtu, motori i këtij Aetheri është me kapacitet prej 750 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.