Auto

Gladiator Maximus i Jeepit bëhet me 1000 kuajfuqi

Descriptive Text

Kreacionet e Hennesseyt, kompanisë që merret me modifikimin e veturave, gjithnjë kanë qenë të lidhura me fuqinë dhe numra të mëdhenj. Po ashtu, në ofertat e tyre deri tani janë përfshirë të gjitha llojet e veturave, jo vetëm muskujt amerikanë ose super-veturat.

Kur merr kjo kompani ta modifikojë një veturë, dihet që do ta shndërrojë në një “bishë” ashtu siç ka bërë me Pick-upin e Jeepit, Gladiator Maximus, shkruan Motor1, transmeton Koha.net. I tillë është reputacioni i Hennesseyt.

{gallery}

Hennessey Performance ka publikuar një video në YouTube në të cilën shihet puna e saj që ka bërë me këtë Jeep Gladiator Maximus dhe të disa shtesave që ajo ka bërë, sidomos duke i shtuar kapacitetin në 1,000 kuajfuqi.

Gjithashtu, ky Pick-upi i Jeepit tani nën kofano ka motorin 6.2-litër Hellcat V8 dhe Hennessey këtë “bishë” do ta ofrojë në seri të kufizuar prej vetëm 24 njësish.

Hennesse Maximus 1000, po ashtu, vjen me rrotat 37-inçësh Off-Road, amortizatorët Off-Road, mbrojtësit “Maximus”, si dhe me enterier të modifikuar.

Sa i përket çmimit, kjo “bisha” e Hennesseyt kushton 200.000 dollarë dhe ofron garanci 3 vjet.