Auto

ABT shndërron në “veturë policore” Audi RS4-R Avantin

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuar që po mbahet në Essen, Gjermani, modelin RS4-R Avant të Audit e ka shndërruar në “veturë policore”.

Në fakt, ky model është unik i krijuar për promovimin e kampanjës “Tune It! Safe!” (“Modifiko! Sigurt!”), transmeton Koha.net.

{gallery}

Përveç etiketave policore dhe rotacionit të kaltër në çati, ky model tërheq vëmendjen edhe me motorin 2.9-litër V6 Bi-Turbo i cili është i përforcuar në 530 kuajfuqi.

Gjithashtu, ky RS4-R Avant “Police” vjen edhe me disa pjesë nga fibra të karbonit, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, set të ri të rrotave 21-inçësh me ngjyrë të zezë nga alumini e me goma 275/25 ZR1, amortizatorët e modifikuar, si dhe enterier të modifikuar po ashtu me ulëset sportive dhe etiketat “ABT”.

Audi RS4-R Avant “Police”, po ashtu, do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 50 njësi.