Auto

Amerikanët lansojnë “bishat” elektrike për terrene të vështira

Bollinger zyrtarisht ka lansuar dy vetura elektrike për terrene të vështira, B1 e B2 në panairin e veturave në Los Angeles.

Kompania amerikane pohon se këto janë veturat “më të afta në botë” për terrene të vështira, transmeton Koha.net.

B1 është SUV ndërsa B2 është pick-up SUV, që të dyja elektrike e që të dyja për terrene të vështira.

B1 e B2 kanë të njëjtën fuqi motorike elektrike e bateri 120kWH, me nga dy motorë, një para e një pas si dhe të gjitha rrotat aktive.

Bollinger thotë se këta motor prodhojnë 606 kuajfuqi, e të cilët bëjnë që këto vetura shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrijnë për 4.5 sekonda e atë maksimale në 160km/orë si dhe mund të përshkojnë 321 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

B1 e B2 mund ti hiqen xhamat, dyert, ulëset e pasme e panelet e tavanit të saj.

{gallery}