Larte Design me ofertë të re për modifikimin e V-Classës së Mercedesit Foto: Carscoops

Larte Design me ofertë të re për modifikimin e V-Classës së Mercedesit

13 November 2019 19:42

Kompania Larte Design, e cila merret me modifikimin e veturave, tashmë e një kohë në ofertën e saj ka paketën për modifikimin e V-Classës së Mercedesit ndërsa tani ajo sjell një ofertë të re për këtë model.

Larte Design për këtë Mercedes V-Class, ndër të tjera, ka zgjedhur eksterier dy-ngjyrësh (zi dhe gri), set të ri të rrotave nga alumini, mbrojtësit e rinj, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe maskën e përparme me logon “Larte”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka zgjedhur edhe dritat LED të ditës dhe dy kristale Swarovski, si dhe mbishkrimin “Black Crystal” në derën e bagazhit.

Në ofertën e re nuk përmendet modifikimi edhe i interierit, por duhet kujtuar se Larte Design ka kohë që ofron programin e tillë për modifikim të bërë në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Klassen”. Ky program për interier përfshinë lëkurën Alcantara, disa pjesë nga druri, sistemin për informim dhe argëtim, frigorifer të vogël, etj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme