Auto

Fordi planifikon një veturë të re sportive me dy dyer

Filiali evropian i Fordit rishikoi kohët e fundit emrin Puma të përdorur në vitet 1990 për një veturë sportive të përballueshme me dy dyer - megjithëse në versionin e ri ky model është një Crossover i vogël.

Ndërsa në SHBA, prodhuesi amerikan po përgatitet të rikthejë një model tjetër ikonik nga e kaluara e tij - SUV Bronco. Kjo prirje sugjeron që Fordi mund të jetë në gjendje të rigjallërojë disa nga emrat e tij legjendar nga e kaluara nëse lind mundësia dhe nëse modeli është me kosto efektive për aksionarët e kompanisë.

Modeli Capri ishte në thelb ekuivalenti evropian i Mustangut, dhe u prodhua mes viteve 1968 dhe 1986. Në 18 vjet, ai është shitur në më shumë se 1.9 milion njësi./ksp