Lorinser ofron paketë të re për disa versione të Mercedes A-Classës Foto: Carscoops

Lorinser ofron paketë të re për disa versione të Mercedes A-Classës

10 November 2019 13:16

Për pronarët e Mercedes A-Classës, në dispozicion është paketa e re për modifikim nga kompania e njohur gjermane, Lorinser.

Lorinser, për A-Classën ka zgjedhur set të ri të rrotave 19-inçësh “RS8” dhe “RS9”, mbrojtësin e ri të pasmë me mbrojtësin shtesë (difuzer), mbishkrimin “Lorinser” në pjesët anësore, etiketat “Lorinser”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, pedalet nga alumini, tepihët e rinj, etj., transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo kompani ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të disa versioneve A-Class, të tilla si A-Class 160, A 180, A 180d, A 200 dhe A 250.

Për shembull, versioni A 250 është përforcuar nga 224 në 258 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, paketa për përforcimin e motorit kushton 1,499 euro dhe seti i ri i rrotave deri 2,500 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme