Leutrim Bytyqi triumfoi në Gjilan

Leutrim Bytyqi triumfoi në Gjilan

20 October 2019 22:31

Leutrim Bytyqi i Auto Klubit Ferizaj është fitues i garës që u zhvillua në Gjilan, e vlefshme për disiplinën e auto sllallomit në Kampionatin e Kosovës. Bytyqi me Renault e tij pati kohën prej 03:08.302 minuta.

I dyti u rendit Andis Halimi i AK Gjilani, i cili, në krahasim me fituesin u vonua për 01.923 sekonda, ndërsa pozita e tretë i takoi Gazmend Demollit të Prishtina RT, i cili me Opel Astra pari kohë prej 03:10.932 minuta.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi AK Prishtina RT, e dyta AK Ferizajt, ndërsa e treta AK Prizreni A&G.

Gara e ardhshme në këtë disiplinë mbahet në fundjavën e ardhshme në Ferizaj.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Milot Shaqiri (AK Prizreni D&G) 03:55.851

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Agron Bllaca (Prishtina RT) 04:27.856

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 03:21.356
2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel Astra – Prishtina RT) 03:22.529
3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) 03:25979

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Andis Halimi (AK Gjilani) 03:10.225
2.Leutrim Rexhepi (Golf GTI – Ferizaj) 03:15.712
3.Fatos Krasniqi (Golf 2 – Prizreni D&G) 03:32.859

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Enis Bajraktari (Yugo Prishtina RT) 03:18.545

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 3)
1.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 03:14.290
2.Ardrit Namligjiu (Suzuki Swift – Prishtina RT) 03:30.917
3.Valdrin Krasniqi (Suzuki Swift – Drenica) 03:31.396

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 03:10.302
2.Gazmend Demolli (Opel Astra – Prishtina RT) 03:10.932
3.Refki Jakupi (Peugeot 306 – Prizreni D&G) 03:30.241

Plasmani gjeneral:
1.Leutrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 03:08.302
2.Andis Halimi (AK Gjilani) 03:10.225
3.Gazmend Demolli (Opel Astra – Prishtina RT) 03:10.932

Plasmani ekipor:
1.Prishtina RT 50 pikë
2.Ferizaj 45
3.Prizreni D&G 44
 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme