Auto

“007 Aston Martin” i ri 700,007 dollarësh i dizajnuar nga Daniel Craig

Kompania amerikane Neiman Marcus, prezanton kreacionin e saj më të ri të cilin e ka dizajnuar së bashku me aktorin Daniel Craig, “James Bondin” aktual.

Fjala është për 007 Aston Martin DBS Superleggera, i cili vjen me eksterier me ngjyrë të kaltër të errët, paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit, disa detaje me ngjyrë të zezë dhe të argjendtë, rrotat 21-inçësh me ngjyrë të zezë, si dhe me ulëset prej lëkure me ngjyrë të zezë po ashtu.

{gallery}

Gjithashtu, çdo blerës i këtij modeli do të marrë orën speciale “Omega Seamaster Diver 300M” si dhe biletën për premierën botërore të filmit të ri të James Bondit - “No Time To Die” (“S’ka kohë për të vdekur”), transmeton Koha.net. Ky model, po ashtu, do të jetë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 7 njësive dhe çmimi për një model të tillë është 700,007 dollarë.

Aston Martin DBS Superleggera ka motor 5.2-litër Twin-Turbo V12 me kapacitet prej 725 kuajfuqi në kombinim me marshin ZF automatik me 8 shpejtësi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.