Britanikët prezantojnë Defenderin e ri të modifikuar Foto: Kahn Design

Britanikët prezantojnë Defenderin e ri të modifikuar

17 October 2019 22:53

Kompania e njohur britanike Chelsea Truck Company ka prezantuar edhe një Land Rover Defender të modifikuar, i cili është i gjeneratës së kaluar.

Fjala është për “Forrest Green Land Rover Defender 110 Edition”, i cili karakterizohet me mbrojtësit e zgjeruar, maskën e përparme “X-Lander”, dritat LED Diamond, mbrojtësin e përparmë të ri me drita, vrima për ajër në kofano, etj., transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo kompani për këtë Defender ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për eksterier, set të ri të rrotave “Mondial” prej 20-inç me ngjyrë të zezë “Volcanic” e goma “Cooper Discover” prej 275 x 55 x 20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe xhamat e errët.

Sa i përket interierit, ky Defender i ri ka interier prej lëkure “Herringbone”, ulëset GTB, orën Churchill, timonin “Kahn” tri-cepësh si dhe pedalet nga alumini.

Forrest Green Land Rover Defender 110 është në dispozicion me çmim prej 55,999 funte (rreth 65,000 euro).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme