Auto

Gjeti portretin e nënës në shtëpi, shitet për 1.4 milion dollarë

Kur një burrë gjeti portretin e nënës së tij në shtëpinë e tyre në Teksas, nuk e kishte menduar se ky do ishte zbulimi i jetës.

Piktura është shitur të martën në ankand për 1.4 mln dollarë, transmeton KohaJonë.

Portreti, Christine ishte bërë nga një prej artistëve më të nderuar afrikanë të shekullit të 20-të, Ben Enwonwu.

Modelja tërheqëse ishte Christine Elizabeth Davis, një parukiere amerikane me prejardhje nga Indiana Perëndimore.

Piktura u përfundua brenda një jave pasi Christine arriti të mbajnë pozën e saj për aq kohë sa ishte e nevojshme.

Christine, ishte rreth të 30-ave në atë kohë, vdiq në Texas. Por portreti i saj i mbeti familjes.

Vetëm tre muaj më parë u vlerësua nga Sothebys se vlente rreth 200.000 dollarë. Por të martën portreti u shit në Londër për 1.4 milion dollarë.