Auto

ABT përforcon Audi S5-shin e 2020-s

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ofertën e vetë e ka zgjeruar me paketën për modifikimin e modelit S5 në version Sportback, për Evropë, të Audit.

ABT Sportsline motorin, dizel 3.0-litër TDI V6, e këtij S5 Sportback e ka përforcuar nga 342 në 379 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, në paketë përfshihet edhe mbrojtësi shtesë i përparmë dhe i pasmë.

{gallery}

Gjithashtu, ABT ka zgjedhur edhe amortizatorët e rinj (tani vetura është më e ulët për 40 mm), gypat e rinj nga kromi, si dhe setin e ri të rrotave 20-inçësh nga alumini.

Ky Audi S5 Sportback, tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,7 sekonda (modeli standard e arrin për 4,9).