Auto

Posaidon përforcon Mercedes-AMG GT 63 S, tani ka 880 kuajfuqi

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Posaidon, pas përforcimin e modelit Mercedes-AMG GT R në 800 kuajfuqi, tani prezanton paketën e re edhe për përforcimin e Mercedes-AMG GT 63 S.

Paketa e re për AMG GT 63 S, përfshinë përforcimin e motorit të tij 4.0-litër V8 Twin-Turbo në 619 kW/830 kuajfuqi si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo paketë kushton 24,000 euro.

{gallery}

Tani, ky AMG GT 63 S shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.9 sekonda dhe atë maksimale deri në 350 km/h.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihen edhe amortizatorët e modifikuar si dhe thuhet se modeli tani ka më pak peshë.

Por kjo nuk është e tëra, sepse Posaidon ofron edhe paketën tjetër më të fuqishme për përforcimin e motorit në 646 kW/880 kuajfuqi.