Mësohet çmimi i Seat të ri Ateca FR sportiv

Mësohet çmimi i Seat të ri Ateca FR sportiv

13 maj 2017 11:10

SEAT ka treguar çmimin për Ateca SUV e ri sportiv FR, i cili do të kushtojë 30 mijë euro, transmeton Koha.net.

Shitjet e Seat Ateca FR do të fillojnë në korrik, ndërsa do t’u dorëzohen pronarëve në tetor të 2017.

Ata gjithashtu kanë prezantuar edhe motorin e Ateca FR të ri, i cili do të jetë 2.0 litërsh turbo që prodhon 187 kuaj fuqi, shpejtësitë DSG automatike, ndërsa ka sistemin me të gjitha rrotat aktive 4Drive.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 7.9 sekonda, sipas SEAT.

Motorët e tjerë që do të ofrohen me Ateca FR janë: 1.4 litërsh turbo benzinë që prodhon 148 kuaj fuqi dhe dy të tjerë 2.0 litërsh me naftë, njëri që prodhon 148 kuaj fuqi e tjetri 187 kuaj fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme