Auto

Toyota dhe Suzuki bashkojnë forcat për automjetet autonome

Prodhuesi kryesor japonez Toyota dhe partneri i saj më i vogël Suzuki kanë bashkuar forcat për të zhvilluar teknologjinë e veturave autonome.

Një veprim i tillë ka ardhur ndërsa prodhuesit në të gjithë botën përballen me inovacione në industri.

Sipas një marrëveshjeje të arritur, Toyota do të paguajë 96 miliardë jen (908 milionë dollarë) për të marrë një aksion prej 4.9 për qind në Suzuki, ndërsa ky i fundit do të investojë 48 miliardë jen (454 milionë dollarë) në Toyota, raporton AP.

Në vitin 2017, të dy kompanitë ranë dakord të bashkëpunojnë në teknologjinë mjedisore dhe të sigurisë, por ajo marrëveshje nuk përfshin pronësinë e aksioneve.

Prodhuesit e makinave po përballen me lëvizjen e kushtueshme për të përdorur inteligjencën artificiale, internetin dhe teknologjitë e tjera, dhe partneritetet janë një mënyrë e rishpërndarjes së kostove të mëdha.