Audi RS6 Avant i ri me 591 kuajfuqi Foto: Motor1

Audi RS6 Avant i ri me 591 kuajfuqi

21 August 2019 13:13

Audi A6 i ri për vitin 2020, me emrin e brendshëm C8, deri tani është promovuar si Avanti në version Sedan dhe karavan, duke përfshirë A6 Allroad Quattro, por kjo nuk është e tëra çfarë pritet në gamën e këtij modeli.

A6 i ri karakterizohet me dimensione më të mëdha, interier të rehatshëm i cili përfshinë instrument-tabelën digjitale dhe ndriçimin ambiental, transmeton Koha.net. Po ashtu, karakterizohet edhe me sistemin për parkim - Parking Assist, teknologjinë autonome të Nivelit 3 si dhe me aerodinamikën e përmirësuar.

Megjithatë, vëmendje më të veçantë e tërheqë top versioni RS6 Avant, të cilin publiku i gjerë mund ta shohë në muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt, Gjermani.

RS6 Avant i ri feston 25 vjetorin e brendit ikonik “RS” të Audit dhe do të fillojë një kapitull i ri në performancën e gamës së këtij modeli në Amerikë.

“Në historinë 25-vjeçare të RS-it tonë, Audi RS6 Avant është një nga ikonat tona absolute me një komunitet të gjerë fansash në mbarë botën”, ka thënë Oliver Hoffman, Drejtori Menaxhues i Audi Sportit, përcjell Koha.net. “Për herë të parë, ne, po ashtu, po ofrojmë RS6 Avantin në Amerikën Veriore. Kjo do të hapë rrugën për të hyrë në tregun e ri me potencial të madh dhe gjenerim të rritjes së mëtutjeshme”.

Audi RS6 Avant 2020 është karavan sportiv, i cili sipas njoftimeve të mëparshme do të jetë më i lehtë për dallim nga modeli aktual. Po ashtu, ky RS6 Avant nën kofano pritet të ketë motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 441 kW/591 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3.6 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h. RS6 Avant i ri vjen edhe me marshin Tiptronic me 8 shpejtësi.

Modeli aktual RS6 Avant është i gjatë 4.9 metra, i gjerë 1.9 metra, i lartë 1.5 metra, si dhe bagazhin e ka me kapacitet prej 565 deri 1,680 litra.

Në paketën e RS6 Avant 2020, përveç motorit të fuqishëm dhe aerodinamikës “agresive”, përfshihen edhe maska e përparme “Singleframe”, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportiv, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, sistemi i ri i shkarkimit të gazrave, si dhe ulëset sportive në interier.

Gjithashtu, në gamën e A6 të ri do të jetë edhe një version tjetër më i fuqishëm - RS6 Avant Performance.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme