Auto

Konfiskohet një “VW Passat” të cilit iu ndërrua numri i shasisë

Dje në rrugën “Marie Shllaku” në Mitrovicë, është konfiskuar një veturë e tipit “VW Pasat” pasi të njëjtit i është ndërruar numri i shasisë.

“Nga Njësiti i Auto Krimeve, është konfiskuar vetura VW Pasat me targa lokale pronë e të dyshuarit mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti ka falsifikuar-ndërruar numrin e shasisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia tutje shton se nuk raportohet për të arrestuar.