Auto

Ferrari së shpejti me dy modele të reja, njëri do të jetë SUV

Foto: Reuters

Prodhuesi prestigjioz italian i veturave sportive, Ferrari, do të zbulojë dy modele të reja në Fiorano.

Sipas medieve, njëri nga modelet e reja që vijnë muajin e ardhshëm do të jetë SUV i parë i shumëpritur i Ferrarit dhe do të quhet Purosangue.

Modeli tjetër është 812 Superfast Spider, i cili në thelb është thjesht një version kabrio i Grand Tourerit.

Për më tepër, Maranel njoftoi një model tjetër të ri në fund të këtij viti.

Ferrari ka demonstruar tashmë P80/C unik dhe superveturën e fuqishme hibride me 986 kuajfuqi SF90 Stradale këtë vit./ksp