Auto

Seati prodhon Leonin e njëmiliontë të gjeneratës së tretë

Descriptive Text

Kompania e njohur spanjolle e veturave, Seat, njofton se ka prodhuar veturën e njëmiliontë të gjeneratës së tretë të modelit Leon.

Kjo gjeneratë e tretë është prezantuar në panairin e veturave që është mbajtur në Paris në vitin 2012 dhe në njoftim theksohet se Leoni është njëri nga modelet i cili i ka ndihmuar shumë Seatit që vitin e kaluar të shënojë shitje rekorde në total prej 517.600 vetura, transmeton Koha.net.

Pjesa më e madhe e këtyre 1 milion Leonëve kanë përfunduar në tregun gjerman (237.558), në vendin e dytë është Spanja (206.785) dhe në vendin e tretë është Britania e Madhe (131.062).

Gjenerata e parë e Leonit në ofertën e Seatit është shfaqur në tetor të vitit 1999, ku në total janë shitur 534.797 njësi, ndërsa gjenerata e dytë ka gjetur 675.915 blerës.

Në përgjithësi, Seati nga viti 1999 deri tani ka shitur mbi 2.2 milionë njësi nga të gjitha gjeneratave e Leonit.