Auto

ABT prezanton ofertën e re për Golf GTI TCR

Descriptive Text

Kompania e njohur gjermane, ABT Sportsline, prezanton ofertën e saj të re për Golf GTI TCR të Volkswagenit.

ABT, në këtë rast, ka përforcuar motorin e këtij Golfi, 2.0-litër Turbo, nga 213 kW/290 kuajfuqi në 250 kW/340 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani, ky Golf shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.4 sekonda, 0.2 më pak sesa modeli standard.

{gallery}

Gjithashtu, shpejtësinë maksimali tani e arrin deri në 265 km/h.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë Golf GTI TCR, ndër të tjera, ofron edhe amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe set të rrotave 20-inç “ABT GR” nga alumini me ngjyrë të zezë.