Testi i praktikës për patentë do të monitorohet me video 360 gradë

Testi i praktikës për patentë do të monitorohet me video 360 gradë

19 July 2019 14:18

Testi i praktikës për marrjen e lejes së drejtimit në Shqipëri do të monitorohet 360 gradë me audio dhe figurë.

Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve njofton se krahas këtij monitorimi, do të ketë transmetim “livestream” në kohë reale, gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar, si dhe menaxhim e analizë video.

Në këtë mënyrë, sipas DPSHTRR-së, testimi bëhet edhe më transparent dhe objektiv/Scan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme