Auto

Zbulohet modeli super sportiv i Range Rover Sport me motor 5.0 litërsh V8

Modifikuesit britanik të veturave sportive, kanë përditësuar Range Rover Sport, të cilit i kanë vënë motor 5.0 litërsh V8 Supercharged SVR ‘Pace Car First Edition’.

Image

Si zakonisht këtij Range Rover Sport të edicionit të parë i janë shtuar elemente të shumta në stil për një pamje të mrekullueshme vizuale, transmeton koha.net.

Image

‘Kahn Project’ i kanë shtua një mbrojtës të ri nga para, spoiler nga pas, dritat e rrota të modifikuara 23 inç të cilat mund të ngjyrosen sipas dëshirës së blerëve, sistemin e shkarkimit të bërë nga çeliku inox, lëkurë nga brenda e pedale nga alumini.

Image

Range Rover Supercharged SVR Pace Car First Edition vjen me një çmim fillestar prej 144 mijë euro.