Auto

Bentley shënon 100-vjetorin me konceptin EXP 100 GT

Bentley Motors sot ka shënuar 100 vjetorin dhe me këtë rast ka prezantuar një koncept të ri të quajtur Bentley EXP 100 GT.

Koncepti Bentley EXP 100 GT përshkruhet si një lidhje e përsosur e teknologjisë dhe avancimit, si dhe një mishërim fizik i së ardhmes së brendit Bentley.

Fjala është për një Grand Touring të së ardhmes, i cili është i gjatë 5.8 metra, i gjerë 2.4 metra dhe karrocerinë e ka të bërë nga alumini dhe fibra të karbonit, transmeton Koha.net. Po ashtu, EXP 100 GT peshon 1.900 kilogramë.

EXP 100 GT, po ashtu, vjen me katër motorë elektrikë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.5 sekonda dhe atë maksimale deri në 300 km/h.

Gjithashtu, me vetëm një mbushje të baterisë ky koncept mund të kalojë rreth 700 kilometra dhe deri në 80 për qind kjo bateri mund të mbushet për vetëm 15 minuta.

Përveç kësaj, Bentley EXP 100 GT karakterizohet edhe me maskën e përparme “Matrix” me ndriçim, figurën “Flying B” e cila “ngjallet” kur shoferi i afrohet këtij koncepti, dyert që hapen lartas, çatinë panoramike, sistemin vetë-vozitës, ndriçimin ambiental, sistemin e kontrollimit përmes gjesteve, sistemin “Bentley Personal Assistant” me inteligjencë artificiale, si dhe interier i cili ndër të tjera ka disa dekorime nga druri dhe lëkura.

{gallery}